Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” është organizuar një festë me veshje dhe muzikë latine.
Të gjitha vajzat u veshën me kostumet e tyre seksi dhe shumë ngjyrëshe dhe kanë kërcyer, por patidisa momente picante të cilat tërhoqën dhe vëmendjen e publikut.
Në një moment teksa banorët ishin ulur në divan, Mikela shkoi para Oltës dhe nisi ti kërcente ‘twerk’, gjë që solli reagime nga disa prej banoreve.
Ndërkohë Kejvina vazhdon të mos i ndalojë ngacmimet ndaj Kristit dhe nisi të kërcente në mënyrë provokuese para tij.
Kujtojmë se për të bërë shaka, modelja tentoi të futej në shtratin e Kristit teksa ai fle por në ato momente ai trembet dhe zgjohet. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”– i thotë Kejvina.
Pasi largohet nga krevati, modelja i drejtohet banorëve të tjerë në dhomë dhe thotë me zë të ulët: “S’ja vlen ky moj të thashë”. Mirëpo ajo duket e vendosur për të fjetur me Kristin, pasi gjatë gjithë kohës në shtëpi e ngacmon.
“Ti sot do flesh me mua, ose s’do flesh fare “sonte”, i thotë ajo .
Ndërsa Kristi ia kthen: “Po mirë nuk po fle fare!”