Dibran Hoxhaj, apo i njohur ndryshe me njofkën Kobra, është një nga personazhet i cili mori vëmendje të madhe për shkak të veprave penale dhe lokalit në Prizren të njohur si “Cobra City”.
Ai qëlloi me breshëri ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin 3 kuksianët Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe Arben Basha, duke e lënë të vdekur të parin, të plagosur të dytin dhe fatmirësisht shpëtoi pa lëndime i treti.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
I ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” ai rrëfeu për jetën e tij, që si duket për shumë gjëra ai tashmë është bërë pishman.
“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tregoi Dibrani.
Kobra ka deklaruar se ka 25 truproja. Ndonëse emisioni trajton tema të pazakonta, e tillë është edhe jeta e vet këtij përsonazhi i cili ka kryer 198 vepra penale ndërsa është prakstikues i fesë islame.
Paralajmërimi nga famijarët e Visart Cengut
Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë për “5pyetjet.al”, paralajmëron autorin dhe drejtësinë.
Ai tregon se nipi i tij, kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale. Besim Cengu thotë se nëse ‘kobra’ do të lirohet nga burgu siç ka ndodhur gjithmonë, ai do ta vendosë vetë drejtësinë në vend.
Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?
Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.
A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?
Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.
A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?
Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.
Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?
Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrin vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi. Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori, unë jam stërnip.
Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?
Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën. Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë ?
Dibran Hoxhaj dhe pesë të tjerët u lanë në burg nga Gjykata, masë e dhënë një ditë më parë. I riu i njohur si ‘Kobra’ është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visart Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.shqip-lajme.