Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi, 5 të vdekur, mes tyre një foshnjë

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë u përmbys në juglindje të Turqisë.

Në mesin e viktimave është edhe një foshnjë.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të kushteve atmosferike.

Menjëherë pas ngjarjes u dërguan një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe ambulancash të cilat bënë transportimin e të lënduarve për në spital.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritet turke kanë nisur hetimet për aksidentit ndërsa aktualisht policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve./vplus

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *