Me kallashnikov në dorë grabitën xhiron ditore nga biznesi në Durrës, arrestohen dy persona…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona janë vënë në pranga në lidhje me një grabitje të ndodhur dy netë më parë në një biznes në Durrës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të arrestuarit janë O. M., 34 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç të cilët dyshohen se nën kërcënimin e një arme tip kallashnikov kanë marrë xhiron ditore nga biznesi dhe janë larguar.

Gjatë hetimeve policia ka zbuluar edhe dy raste të tjera vjedhjes ku janë përfshirë dy personat e arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja nën kërcënimin e armës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e datës 06.01.2023, në lagjen nr. 15, Durrës. Vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes. Të dy shtetasit e arrestuar, të dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 06.01.2023, për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (dyqan me produkte ushqimore), në lagjen nr. 15, Durrës, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Bazuar në provat e siguruara falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër në kuadër të operacionit policor “Step by step”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:

-O. M., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe nga këqyrja e imtësishme e pamjeve nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov që mbahej nga shtetasi E. Sh., kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj (xhiro ditore), mbrëmjen e datës 06.01.2023, në dyqanin e shtetases M. D., në lagjen nr. 15, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

– Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash;

– Më datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top