Holanda kundër ‘Pasaportave të Arta’, lëshohet paralajmërimi i fortë drejt Shqipërisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Holanda i ka kërkuar Shqipërisë që të përmbahet nga zbatimi i skemës për lëshimin e Pasaportave të Arta.

Njëkohësisht edhe Malit të Zi i kërkohet anulimi i menjëhershëm i skemës së dhënies së pasaportave për investitorët e huaj. Të dyja shtetet paralajmërohen me rikthimin e vizave nëse zbatojnë skema të tilla.

Qeveria holandeze ka theksuar se është në një mendje me KE-në që Pasaportat e Arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhen shmangur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas raportit të dorëzuar në parlamentin holandez theksohet se Pasaportat e Arta çojnë në rrezik të shtuar për sigurinë dhe rendin publik në shtetet anëtare europiane ndaj do të jetë shkak për pezullimin e regjimit pa viza.

“Qeveria e Holandës pajtohet me Komisionin se pasaportat e arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet të shmangen. Qeveria ndan pikëpamjen e Komisionit Europian se skemat (propozuara) të Pasaportave të Arta (‘skemat e shtetësisë së investitorëve’) të Shqipërisë dhe Mali i Zi janë një shqetësim i madh për BE-në”.

Siç thuhet në dokument në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, është e padëshirueshme që individët nga shtetet jashtë BE-së të mund të anashkalojnë procedurat europiane për marrjen e një vize për një qëndrim afatshkurtër përmes këtyre marrëveshjeve.

Holanda kundër 'Pasaportave të Arta', lëshohet

“Kjo mbart edhe rreziqe në aspektin e pastrimit të parave, evazionit fiskal etj. Prandaj është e një rëndësie të madhe që vendet, të cilat zbatojnë këto skema të marrin masa sa më shpejt që të jetë e mundur për të shfuqizuar në mënyrë efektive skemat e pasaportave të investitorëve dhe të përmbahen nga dhënia sistematike e shtetësisë përmes skemave të investimeve.

Raporti i Komisionit Europian i publikuar më 5 dhjetor të vitit të kaluar shqyrtoi shkallën në të cilën Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave.

Scroll to Top