Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 59-vjeçarit Musa Haxhi në Sarandë.
Mësohet se ai ka qëlluar veten me pushkë gjahu në gjoks për t’i dhënë fund jetës pas një debati në familje.
Ai u dërgua në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar për tek Trauma në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Saçmat mësohet se i kanë dëmtuar mushkërinë.
Shkak për ngjarjen është bërë një debat që kanë pasur në familje. 59-vjeçari mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja, me të cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Para se të qëllonte veten i ishte drejtuar familjarëve: “S’dua asnjë nga ju, vetëm djalin.”