Efi tregon historinë e saj me ish-partnerin: Kam tentuar të vras veten

Jil
Jil
2 Min Read

Efi, një nga vajzat e njohura të emisionit Përputhen, e cila tani është banore e Big Brother Vip, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm, bazuar në një histori të sajën.

Efi ka rrëfyer pasojat e një marrëdhënieje me ish-partnerin e saj, i cili ka ndrydhur lirinë saj për një kohë të gjatë, duke ushtruar gjithashtu dhe dhunë psikologjike, deri në atë pikë sa ajo ka tentuar për vetëvrasje.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajtur goxha kohë. Ka qenë një njeri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thonte ti nuk vlen, nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time.

Efi tregon se e kishte mbështetjen e familjes, por në atë kohë ishte ‘e verbuar’ dhe nuk e shikonte se sa shumë po dëmtonte.

Efi kërkoi që ta dëgjonte çdo vajzë që ndodhet në këtë situatë, duke thënë: “Eshtë një gabim i madh të qëndroni me një njeri të tillë.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *