Panik dhe frikë në avion, dera hapet gjatë fluturimit, piloti bën ulje emergjente…

Jil
Jil
1 Min Read

Një eksperiencë të tmerrshme kanë përjetuar 25 pasagjerë të një avioni An-26, në një fluturim të brendshëm në Rusi, në rajonin e Siberisë, kur dera e pasme e avionit u hap pak pas ngritjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Natyrisht, bagazhet dhe sendet e pasagjerëve të aeroplanit fluturuan në zbrazëti ndërsa kabina ishte nën presion, sipas Daily Mail.

Një video tregon hapjen e derës së pasme të avionit IrAero, një Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin Yakutsk të Siberisë lindore në temperatura -41 gradë Celsius.

Pasagjeri që ka xhiruar videon është në një nga sediljet e pasme të avionit, i nisur për në Magadan në bregun e Paqësorit të Rusisë. Dera, e përdorur për ngarkimin e bagazheve, zakonisht është e izoluar në pjesën e pasme të avionit.

Piloti bëri një ulje emergjente në Magan dhe të gjithë në bord ishin “të sigurt” pavarësisht të ftohtit të fortë në kabinë gjatë incidentit.

Njeriu që filmon makthin mund të dëgjohet duke mallkuar i tronditur. Për ngjarjen autoritetet kanë nisur një hetim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *