Grabitja nga pastruesja dhe i biri, gazetari ngre dyshimet e forta: Ja kush do jetë “çelësi”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për mega-vjedhjen e pastrueses dhe djalit të saj në shtëpinë e  ish-zyrtares së lartë në Kryeministri Alda Klosi.

Gazetari Eni Ferhati ka hedhur dritë mbi pikëpyetjet e kësaj çështje, ku është shprehur se Klosi ka deklaruar se paratë i janë dhënë nga xhaxhai i saj dhe bashkëshortja e tij emigrantë në SHBA, duke ngritur pyetjen që nëse janë të dhuruara atëherë pse duhet ti mbajë cash në shtëpi.

Po ashtu Ferhati u shpreh se Prokuroria ka verifikuar, por s’di ende nga ku kanë ardhur këto para.

“Besoj se çelësi do të jetë vërtetim i zonjës Klosi. Ajo ka folur për të ardhura që ia ka dërguar xhaxhai dhe gruaja e tij që janë emigrantë në SHBA dhe i kanë lekë për shtëpinë e saj dhe sëmundjes me kancer të xhaxhit të saj.

Prokuroria ka verifikuar por s’di nga ku kanë ardhur këto shuma parash. Pikëpyetja që unë shtroj është që pse këto para mbaheshin cash për aq kohë sa i ka dërguar xhaxhai.

Nga dosja hetimore, nuk ka pasur tendenca nga policia. Është e pamundur që një 19 vjeçar dhe nëna e tij të arrijë të krijojë këtë skenë pa u stimuluar nga të tjerë. Ka pasur dhe spekulime me një punonjës sigurisë, por është vërtetuar që s’ka lidhje. ‘

Kam bindjen time që s’ka pasur dijeni pasi nuk rezulton të jetë ngjitur lartë në banesë dhe ka rrëfyer që ka parë nënën e tij ka hedhur një kasafortë në koshin e plehrave dhe paratë ia ka treguar pas disa ditësh”, është shprehur Ferhati.

Scroll to Top