JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetarja zbulon vjedhjen e zyrtarit të lartë: I morën boljerin me para, heshti dhe u bë barsaletë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një tjetër vjedhje të një zyrtari të lartë.

E ftuar në “Open”, Lala tha se personi në fjalë, është një zyrtar shumë i lartë, por që nuk ia bën dot publik emrin, pasi nuk ka bërë askush denoncim dhe zyrtarisht nuk ka vjedhje. Ajo tha më tej se zyrtari në fjalë i kishte fshehur në një boljer uji që iu vodh.

“Janë ata që vodhën tek boljeri i ujit, ngeli në kuadrin e thashethemit. Ishte një boljer me uje dhe një pa ujë, grabitësit morën pikërisht atë që kishte para. Zyrtari që po flas ishte shumë i lartë, ai refuzoi dhe nuk e pranoi faktin. Ndodhi dhe u bë barcaletë në dyert e Prokurorisë kjo gjë,”- tha Lala.

Scroll to Top