I ftohti “pushton” Shqipërinë, temperatura nën zero, zonat që preken

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dita e mërkurë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites.

Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobëta shiu dhe bore.

Era pritet të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 5°C

në zona e ulëta 0 deri 13°C

në zona bregdetare 4 deri 13°C

Scroll to Top