Këngëtari Luiz Ejlli tronditi ditën e djeshme opinionin publik, ku i rrëfeu Kiarës se është diagnostifikuar nga një sëmundje e rrallë dhe në muajin Gusht do shkojë për kurim në Bergamo.
Ai tregoi dhe se kjo ishte arsyeja pse u fut në “Big Brother VIP” dhe dëshiron ta fitojë që me ato lekë të shkojë të kurohet.
Por, artisti kërkoi që ajo gjë të mos bëhet publike tek banorët e tjerë, pasi nëse kjo gjë do të ndodhte, ai do të largohej prej garës.
Mjaftoi ky rrëfim i Luzit që të ngrinte më “këmbë” të gjithë rrjetin. Disa shprehën keqardhje dhe i uruan shërim të shpejtë këngëtarit, ndërsa disa të tjerë e panë këtë rrëfim të Luizit si një strategji për lojën.
Ajo çfarë na ra ne në sy ishte një koment i një ndjekësi i cili shkruante se është komshiu i këngëtarit në qytetin e Shkodrës.
Në një nga postimet e “Big Brother Vip”, ai ka komentuar duke thënë se lajmi i cili po qarkullon është i vërtetë duke zbuluar se i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje.
Gjithashtu më tej komentuesi bën me dije se edhe halla e Luizit vuan po nga e njëjta sëmundje. Po ashtu, ai tregon se kjo sëmundje i është shfaqur Luizit para 5 vitesh, i kaloi dhe tani i është rishfaqur sërish.
“Është i vërtetë lajmi e ka kaluar e i është shfaqur prap. Unë e kam komshi në qytetin e Shkodrës. Babai i ka vdekur shumë i ri prej sëmundjes, konfirmoj që edhe halla e vet është shumë e sëmurë”, shkruan ai./VoxNews