EMRAT/ Prezantoheshin si zyrtarë për të gjobitur, skema që përdornin tre mashtruesit në Kamzë

Jil
Jil
3 Min Read

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet mashtrimit u vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Erion Lika, 41 vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32 vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39 vjeç të dy banues në Vlorë. Detajet e operacionit u bënë me dije në një konferencë për mediat nga shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, Gentian Berberi.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC News që personat e arrestuar i vendosën gjobë në Kamzë, kompanisë Everest, që merret me përpunimin e duraluminit. Pas arrestimit, policia sekuestroi 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete, fatura transaksionesh, 6 celularë, si dhe sende të tjera.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Anëtarët e këtij grupi kriminal, kishin të paktën 4 vite që ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme. Pre e tyre ishin biznese të mëdha që kishin taksa e detyrime të papaguara në shtet.

Kryesisht ata përdornin aplikacionin Telegram dhe në të vendosnin emrin e një zyrtari apo përfaqësuesi të institucioneve shtetërore. Një nga rastet, mësohet nga burime të sigurta, anëtarët kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Laçit, e në një tjetër rast emrin e ministrit Niko Peleshit.

Nga verifikimet ka rezultuar se këta persona, duke përdorur identitetet e punonjësve shtetëror, u kanë shkruar kompanive të ndryshme për t’u marrë shuma parash me argumentin se nuk ndodhen në territorin shqiptar dhe paratë u duheshin për trajtime mjekësore.

Në jo pak raste, anëtarët e këtij grupi kriminal janë prezantuar edhe me emra të drejtuesve të tatimeve duke kërkuar para për detyrimet e papaguara në shtet.

Pak ditë më parë, policia arrestoi edhe tre persona të tjerë nga Shkodra, Jasmin dhe Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh. Ata ishin prezantuar si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

Pre e këtij mashtrimi ata synuan kompaninë Salillari. Në operacionin e parë u sekuestruan 142 600 euro. Policia është duke verifikuar nëse të dy rastet dhe personat e arrestuar kanë lidhje me njëri-tjetrin, apo kanë vepruar në dy grupe të ndryshme kriminale./Abcnews

Sponsored

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *