E rëndë, 17 vjeçari vret me thikë mësuesin në klasë

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani ku një 17 vjeçar ka vrarë me thikë një mësues. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një shkollë profesionale në Münsterland.

Mësuesi 55-vjeçar ndodhej vetëm në klasë kur 17-vjeçari dyshohet se e sulmoi me thikë, sipas policisë.

Sulmuesi më pas thirri policinë dhe kur oficerët e prangosën, ai nuk bëri rezistencë, tha policia gjermane në një deklaratë, e cila nuk specifikoi motivin e sulmit

Është e paqartë nëse i riu ka vepruar për shkak të problemeve shkollore, private apo nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas hetimeve të deritanishme për vrasje, i dyshuari thuhet se e ka vizituar 55-vjeçarin në shkollë pasdite.

Në atë kohë, mësuesi ishte vetëm në një klasë. Autopsia e trupit të mësuesit dhe paraqitja e mundshme e 17-vjeçarit para gjykatës do të bëhet të mërkurën, tha një zëdhënëse e policisë. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *