EMRI/ I iku nënës nga duart natën e Vitit të Ri, humbet i mituri nga Vlora (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duhet të ishte një moment i gëzueshëm, por nata e ndërrimit të viteve rezultoi fatkeqe për familjen Limaj nga Vlora.

Djali 14-vjeçar Erisi Limaj u zhduk rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 1 janar, pasi bashkë me nënën dolën për të ndjekur nga afër festimet në sheshin e qytetit. I mituri i iku nënës nga duart, teksa po ktheheshin në banesën e tyrë tek Uji i Ftohtë.

Pas 24-orëve, zonja Dije i drejtohet uniformave blu për të bërë denoncimin dhe mëson se i biri ishte gjetur mëngjesin e 1 janarit nga një qyetar në rrugë. Ky i fundit e kishte dorëzuar në polici dhe i mituri kishte kallëzuar nënën për dhunë në familje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Atë natë ishim bashkë me djalin në shesh, kur papritur më shpëtoi nga dora dhe iku me vrap. Kishte shumë njerëz dhe më humbi nga sytë, kur u fut mes turmës. Nuk e pashë më.

Djali nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Jam shokuar kur shkova në polici të bëja denoncimin dhe mësova aty, që im bir më kishte denoncuar për dhunë. Policia i kishte marrë kallëzimin dhe e kishte lënë të lirë. Sot kanë kaluar 10 ditë dhe unë nuk e di ku e kam tim bir.” rrëfen e ëma e 14-vjeçarit.

Nëna me lot në sy ngre dyshimet se djali i saj shfrytëzohet për lypje në rrugët e kryeqytetit, duke u mbajtur ’peng’ nga dy djem të rritur po nga Vlora. 

“Unë kam bërë kërkime dhe kam mësuar së e kanë dërguar në Tiranë dhe e nxjerrin në rrugë të lypi. është një djalë me emrin Ardit që e shfrytëzon.

Kam shkuar disa herë në polici, por ata nuk më qasin fare, më thonë: S’do merremi me djalin tënd. Ku të përplasem unë? Ku ta gjej tim bir? Ju lutem të gjithëve, vetëm të më japim koordinatat e sakta, ta gje ku është”-përlotet në studio nëna

Dije Limaj kërkoi ndihmë nëpërmjet emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e të birit, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme me djalin. 14-vjeçari pas vdekjes së babait kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje kishte ndërprerë edhe shkollën. 

Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrat tanë të kontaktit

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778
Si dhe në aplikacionet: whatsApp dhe Viber
Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 16:00-17:00./ReportTV

Scroll to Top