Olti Curri hedh dyshime tek produksioni i “BBVA”: Sa shpejt dolën analizat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Big Brother VIP Albania 2”, mori vëmendje të madhe mbrëmjen e kaluar.

E gjitha kjo, pasi Luizi i kishte treguar historinë e sëmundjes së rëndë Kiarës.

I pyetur ai tha se ishte historia e një shoku, por që edhe ai kishte shenja të sëmundjes.

Ai u dërgua nga produksioni për të kryer analizat dhe pas dy ore rezultuan se ai ka shëndet të plotë.

Pas kësaj, u hodhën dyshime të shumta drejt produksionit dhe në mesin e tyre ishte edhe Olti Curri.

Ai përmes një storje në ‘Instagram’, tha se analizat më të thjeshta marin kohë dy orë.

Image
Scroll to Top