SPAK del me njoftimin e rëndësishëm: Janë marrë 90 persona të pandehur për krimin të organizuar dhe korrupsion

Jil
Jil
4 Min Read

Prokuroria  e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka publikuar treguesit e punës për muajin Dhjetor 2022. SPAK ka deklaruar se gjatë dhjetorit janë paraqitur 8 kallëzime penale, ku për 5 prej tyre nuk ka filluar ende hetimi.

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë paraqitur 8 kallëzime penale, nga të cilat, për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët, 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 9 procedime penale me 90 persona të pandehur, nga të cilët, 2 procedime me 40 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 7 procedime me 50 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 2 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 21 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia janë dhënë nga gjykata 2 vendime sekuestrimi sipas të cilëve janë sekuestruar:

Janë ekzekutuar gjithsej 4 vendime penale të formës së prerë; nga këto, 1 (një) vendim ka marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 12 të dënuar.

Janë vënë në ekzekutim 2 letërporosi ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 6 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 6 shtetasve shqiptarë si dhe janë transmetuar pranë autoriteteve të huaja 4 kërkesa për ekstradimin nga Jashtë në Shqipëri të shtetasve shqiptarë.

Sa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 5 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat 1 (një) takim është zhvilluar jashtë vendit dhe 4 takime janë zhvilluar nëpërmjet video-konferencës.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 2 Takime/ Konferenca.

U është kthyer përgjigje e plotë 23 kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga media dhe shtetas shqiptarë.

Është monitoruar ecuria e realizimit të treguesve të buxhetit të SPAK për muajin Dhjetor 2022;

Janë përditësuar të dhënat në sistemin AFMIS lidhur me fazën e III të PBA 2023-2025, në zbatim të Ligjit Nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjit 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”;

Është realizuar detajimi i shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 në nivel njësie shpenzuese;

Janë nënshkruar 14 kontrata furnizim malli/shërbimi në përfundim të procedurës së prokurimit të iniciuar;

Ka filluar procedura për hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për prokurimin publik, mbështetur në nevojat për punë, mallra dhe shërbime për vitin buxhetor 2023, në përputhje me formën, mënyrën dhe afatin e parashikuar në ligjin Nr.162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *