KORCE – ‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’,- kështu është shprehur para efektivëve, 62 vjeçari Vasil Babinis i cili mbrëmjen e djeshme goditi me sëpatë në kokë 73 vjecarin Vasil Begolli.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Abcnews mëson se i moshuari ka thënë se nuk mban mend asgjë lidhur me çfarë ka ndodhur një natë më parë.
Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit.
Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korcës, të cilët vunë në pranga autorin.