Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” kanë ndodhur situata nga më të ndryshmet, por një ndër më të komentuarat ka qenë flirti i Luizit ndaj Kiarës, një marrëdhënie që pësoi krisje pas emisionit të fundit.
Por, duket se moderatorja nuk është treguar shumë e sinqertë me Luizin, por dhe me publikun që e ndjek. Sipas gazetares Dasara Karaiskaj, Kiara është e lidhur dhe i dashuri i saj po e pret jashtë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dasara shprehet se Kiara nuk është fare brenda lojës, pasi e ka mendjen tek i dashuri i saj jashtë shtëpisë. Sipas saj, Donaldi është treguar vjet shumë herë më i sinqertë sesa Kiara këtë sezon.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë.
Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.
Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “okey” ai.
Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta.” shprehet Dasara Karaiskaj.