Sherri pas një loje me letra përfundoi me plagosjen e një 73-vjeçari në Bilisht. Ky i fundit u plagos me sëpatë në kokë nga Vasil Babinis.
Babinis ka deklaruar se ishte i dehur dhe nuk mban mend asgjë.
“Isha i dehur, nuk mban mend.”klikuar këtu.
Vasil Babinis goditi me sëpatë në kokë 73 vjeçarin Vasil Begolli mbrëmjen e djeshme.
Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit.
Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korçës, të cilët vunë në pranga autorin.