Luiz Ejlli: Nëse largohet Kiara, do të dalë edhe unë nga Big Brother VIP Albania

Jil
Jil
1 Min Read

Luiz Ejlli gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP Albania.

Kjo për shkak të një historie që krijoi brenda, duke thënë fillimisht se është i sëmurë, e më pas se ishte një gënjeshtër pasi po fliste për një mik të tij.

E gjithë situata bëri bujë të madhe dhe tronditi mbarë opinionin publik, duke hedhur në anën tjetër edhe disa akuza për produksionin.

Së fundmi në një bisedë me banorët, ai u pyet nga Bjordi Mezini se çfarë do të bënte nëse do të largohej Kiara nga shtëpia – meqë është në nominim.

“Nëse largohet Kiara, çfarë do të bësh ti?”, ka qenë pyetja që iu drejtua këngëtarit.

“Do të dalë edhe unë, por nuk del kjo. Nëse del do të dalë edhe unë”, u shpreh Ejlli.

Ai tutje theksoi se nëse do të mbesnin në fund dhe se njëri nga ta do ta linte shtëpinë, do të sakrifikonte për t’u larguar nga gara.

Kiara e revoltuar u shpreh se nuk do e dëshironte një gjë të tillë, të shfaqte heroizmin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *