Situata e Luizit ‘shkundi’ rrjetin, Arbana Osmani me ‘dorë të hekurt’ ndaj kritikëve (FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Rasti i Luizit dhe e gjithë situata që u krijua, ka ndikuar edhe te moderatorja e “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani.

Moderatorja, e cila është pjesë edhe e produksionit, po përballet së fundmi me shumë kritika dhe mesazhe nga ndjekësit. Kjo për shkak të sjelljes së saj dhe të produksionit kundrejt Luiz Ejllit, të cilën shikuesit nuk e gjykojnë të drejtë. Dhe me sa duket Arbana ka vendosur të mos flasë vetë, madje t’u “mbyllë gojën” edhe atyre që i shkruajnë në llogarinë e saj.

Situata e Luizit 'shkundi' rrjetin, Arbana Osmani me ‘dorë

Shumë ndjekës kanë shkruar në inboxin e ‘iconstyle.al’ se moderatorja Arbana Osmani “ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.” Në fakt, me një verifikim të thjeshtë, rezulton se moderatorja e “BBV” nuk e ka mbyllur llogarinë e saj, çfarë vërteton se ka vendosur të bllokojë të gjithë ndjekësit që i shkruajnë për ta kritikuar.

Situata e Luizit 'shkundi' rrjetin, Arbana Osmani me ‘dorë

Postimi i fundit në llogarinë e saj, është pikërisht ai i Prime-it të fundit, ku në mbishkrimin e fotos shkruan: “Të gjithë janë mirë.”

Seksioni i komenteve është i hapur dhe ndjekësit, duke iu referuar mbishkrimit që Arbana ka vendosur në foto, shprehin revoltën e tyre në lidhje me “analizat” e Luizit dhe mënyrën se si u trajtua ai.

Situata e Luizit 'shkundi' rrjetin, Arbana Osmani me ‘dorë

Komentet si “bëni publikun për budallenj”, “keni fituar urrejtjen tonë”, janë të shpeshta, ndërsa ndjekësit e saj shprehen të zhgënjyer nga ajo dhe produksioni.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *