JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjike: Fjalët e fundit të 5 vjeçarit që u rrëmbye nga: Mami, çdo gjë do të shkojë mirë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këto ishin fjalët e fundit që djali i vogël i tha nënës së tij përpara se t’i rrëshqiste asaj nga duart dhe të rrëmbehej nga uji, të hënën, në bregun qendror të Kalifornisë, afër Paso Robles.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Dje kuptova se më kanë shteruar lotët”, i tha ajo Associated Press.

“Nuk di çfarë të bëj, çfarë të pres. Kam kërkuar në internet, sa gjatë mund të rrijë një fëmijë pa ngrenë, sa mund të durojë me veshje të lagura? Jam e shqetësuar sepse nuk e di nëse do jemi në gjendje ta gjejmë”.

Më shumë se 100 vetë, përfshirë trupat e Gardës Kombëtare, ekipet e zhytjes dhe ekipet e shpëtimit që kanë përdorur qen dhe dronë vijuan kërkimet për Kailin, të mërkurën, për të tretën ditë me radhë. Deri më tani, ata kanë gjetur vetëm një nga atletet e tij.

Stuhitë që kanë goditur pa mëshirë Kaliforninë që prej fundvitit të shkaktuar u kanë marrë jetën të paktën 17 personave. Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga rrëzimi i pemëve dhe lëvizjes së njerëzve në rrugët e përmbytura.

Kail është regjistruar si i humbur. Motra dhe vëllai i tij shkojnë në kolegj. Si më i vogli, atij i pëlqen të jetë ne qendër të vëmendjes.

“Atij i pëlqen të na bëjë të qeshim. Ai do që çdokush të qeshë. Atij i pëlqen t’i kënaqë njerëzit”.

E ëma tregon se Kaili ishte shumë i emocionuar që do të rikthehej në shkollë të hënën pas mbarimit të pushimeve. Ishte di ta e parë që do të lejohej të luante lirisht pasi ishte shëruar nga një dëmtim në këmbë, për të cilën iu nënshtrua tri ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai mezi priste të takonte shokët.

Në pjesën më të madhe të vitit, përroi që shtrihet përgjatë rrugës San Marcos, është si shumë lumenj dhe përrenj të tjerë të Kalifornisë, një rrjedhë rëre gjarpëruese që fryhet vetëm në shirat e dimrit dhe pranverës. Kur rrjedh, është e lehtë të ngasësh makinën mbi pellgjet e cekëta që krijon përgjatë rrugës.

Familja e zonjës Doan kishte bërë të njëjtën rrugë të dielën, pa asnjë problem. Kur zonja Doan iu afrua përroit të hënën, nuk kishte patur bllokim të rrugëve dhe nuk ia mori mendja se situata do të ishte ndryshe nga një ditë më parë.

“Por sapo iu afrova, makina filloi të lëvizte dhe e kuptova që nuk ishte e njëjta gje. Ishte komplet ndryshe “, tha ajo.

Scotty Jalbert, kreu i emergjencës civile në San Luis Obispo County, thotë se njerëzit mund të gënjehen pasi kanë kaluar disa herë lumin dhe mund të vihen në rrezik. Do të mjaftonin 15 centimetra ujë që një njeri të rrëzohej apo që një automjet që lëviz me shpejtësi të dilte nga rruga.

“Ne përdorim termin ‘Kthehu, mos u mbyt’”, tha zoti Jalbert. “Në këtë tragjedi, kur ekipet tona erdhën në vendngjarje uji kishte mbuluar të gjithë automjetin”.

Pasi makina e zonjës Doan ngeci te pema, filloi të mbushej me ujë kështu që ajo vendosi ta braktiste mjetin. Dritaret nuk uleshin, por ajo qe në gjendje të hapte derën dhe të kapej te pema. Rryma e ujit bllokoi derën e pasme dhe ajo i tha të birit të linte gjerat e tij dhe të kalonte tek sedilja e përparme.

“Nuk më intereson çanta e shpinës. Dua të vish tek unë”, i kishte thënë ajo.

Ajo arriti ta kapte nga duart, por nuk e shtrëngoi dot fort dhe rryma e rrëmbeu Kylen nga ana tjetër e pemës.

“E ndjeva të më ikte nga duart,” tha ajo.

Pasi i ndau uji, nëna u shkëput nga pema dhe u përpoq të shkonte pranë të birit, i cili nuk dinte të notonte.

“E pashë që mbante kokën lart që mos mbytej, më shikonte sepse e dinte se po shkoja pas tij. Unë po përpiqesha të mbaja kokën mbi ujë, por rryma më tërhiqte poshte. Pas pak çastesh nuk pashë më as Kailin dhe as nuk po kuptoja çfarë po ndodhte”.

Nëna dhe i biri u pikasën nga kalimtarë të rastit, Neil Collins dhe bashkëshortja e tij Danielle.

Pasi pa Lindsy Doanin që po përpiqej të shpëtonte, Neil Collins vuri re edhe një trup tjeter që lundronte në mes të përroit dhe mendoi se ishte i pajetë. Ndaj vajti dhe ndihmoi zonjën Doan.

Brian Doan, i ati i Kailit është mirënjohës që bashkëshortja e tij shpëtoi. Ai nuk e fajëson që eci me makinë në atë rrugë dhe ai mendon se ajo bëri veprimet e duhura për të shpëtuar të birin.

Por zonja Lindsy Doan ka dyshimet, pikëpyetjet dhe pendesat e saj.

“Mendoj, por sikur të isha kthyer dhe të shkoja nga rruga tjeter. Sikur të kisha thënë, le të mos i biem kësaj rrugë sot”.

Kur u pyet se çfarë do i kishte thënë i biri këtë herë, zonja Doan mori frymë thellë, u mendua gjatë, para se të thoshte se Kaili dëshironte gjithmonë që familja të ishte e lumtur dhe mirë.

“Ndoshta do të kishtë thënë, mami nuk mund të bësh asgjë. Çdo gjë është mirë. Çdo gjë do rregullohet”./.shqip-lajme

Scroll to Top