JiL.al - Jeto i Lumtur

Salianji e pranon: Po mbledhim firma për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur lidhur me mbledhjen e firmave të deputetëve për të shkarkuar zyrtarisht Enkelejd Alibeajn nga funksioni si kryetar i Grupit Parlamentar të PD.

Salianji tha se është mbledhur me një grup deputetësh për të firmosur një shkresë që kërkohet shkarkimi i Alibeajt, ndërsa thotë se fokusi kryesor i tij është bashkimi i PD.

“Duke qenë se jemi në këto kushte që jemi pak kohë larg nga zgjedhjet, ku kanë dalë kandidatë e primareve, dhe ana tjetër thotë do kemi

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Jemi bërë një grup me deputetët nuk është çështje firmash, por të gjejmë zgjidhje. Këto zgjedhje janë për shqiptarët, nuk janë për Sali Berishën. Ka njeri në këtë vend që beson se do mund kandidatët e Ramës, jo. Ka kandidatë aty që kanë vlerë dhe peshë, kemi mundësi të gjejmë zgjidhje.

Të ulemi, të diskutojmë. Ne jemi ulur në një tavolinë me kundërshtarët politikë në komisionet parlamentaret, ndërsa brenda PD kemi një vit, të ulemi pastaj merremi apo jo vesh është diçka tjetër. Të ulemi e të bëjmë një përpjekje se cila është zgjidhja. Jemi në kushte që bëhet fjalë për karrierë personale, kanë rënë çështja e parimeve.

Në kushtet kur në ishim afër propozimeve për zgjidhje, mund të jenë firmat ose jo firmat. Në këtë punë nuk është përfshirë Sali Berisha se është jashtë grupit parlamentar”, tha Salianji i ftuar në emisionin “Opinion”.

Scroll to Top