JiL.al - Jeto i Lumtur

“ME TY LUAN”/ Tjetër dron për Luizin, ja “strategjia” e ndjekur që ai ta shihte mesazhin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këtë javë, këngëtari Luiz Ejlli ka marrë një mbështetje të madhe nga publiku, pas situatës së rënduar psikologjike ku ndodhej në “prime-n” e kaluar, ku u diskutua për situatën e tij shëndetësore.

Ditën e sotme, për të tretën ditë radhazi, fansat janë munduar t’i çojnë atij mesazhe mbështetje nga ajri me drone apo parashuta.

Një dron ka mbërritur për të mbi shtëpinë e “BBV” edhe mesditën e sotme, ku në një çarçaf të bardhë shkruhej “Me ty Luiz” dhe me hashtagun “#Luan”.

Personat që ia kanë dërguar, siç shihet dhe nga video e mëposhtme, janë përkujdesur duke e ndjekur “live” për ta dërguar dronin në momentin që Luizi ka qenë në oborr, që ai ta shihte mesazhin për të.

Scroll to Top