Një përplasje mes Armaldos dhe Luizit ka ndodhur në dhomën e gjumit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këngëtari mblodhi të gjithë banorët në dhomë për të lexuar zarfin e bardhë nga Vëllai i Madh. Mirëpo ‘maestro’ u revoltua pasi Luizi i thërriti të gjithë ‘çapaçula’.
Kjo gjë shkaktoi një debat mes tyre, ku Armaldo i tha të mos i drejtohej më me atë fjalë
Pjesë nga debati:
Armaldo: Dëgjo çfarë po të them, mos më thuaj mua çapaçul. Mos ta dëgjoj më, nuk kam ardhur si çapaçul ktu por si Armaldo. Merri këta të gjithë si të tillë me mua jo
Luiz: Pse të dogji ty mor vlla
Armaldo: Më dogji se the çapaçula hajdeni
Luiz: Po pse erdhe pra
Armaldo: Erdha se thërriti Vëllai i Madh jo ti