JiL.al - Jeto i Lumtur

Edhe Dalina Buzi e mbron: Nuk jam dakord me atë që bëri Arbana, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpinë e ‘Big Brother’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë si opinioniste në “BBV1”, ka komentuar situatën e fundit me Luizin. Jo vetëm kaq, por Dalina Buzi ka folur edhe për qëndrimin e Kiarës ndaj tij dhe nuk ka lënë pas as lojën, sipas saj “boring dhe dramatike”, të banorëve të tjerë.

Dalina jep arsyet se përse Luizi duhet të qëndrojë brenda BBV - NTV

Teksa renditi disa arsye pse duhet të qëndrojë Luizi në shtëpi, ajo u shpreh se këngëtari është lojtar i fortë, bën lojë të mirë në shtëpi, nuk krijoj debate të kota dhe ka sens humori.

Sa i përket situatës me sëmundjen e tij, Dalina u shpreh se në pjesën e parë të Prime-it u menaxhua mirë nga Arbana dhe produksioni, ndërsa nuk ishte dakord me dërgimin e Luizit në spital dhe “analizat” disa-minutëshe që bëri.

Në lidhje me “fiksimin” e tij me Kiarën, Buzi u shpreh se ndjenjat e tij janë të vërteta si gaforre që është në horoskop, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me ekzagjerimin e moderatores në reagimin e saj. Sipas Dalinës, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpi që tani ta shikojmë të luajë i vetëm.

Ajo nuk la pa komentuar banorët e tjerë si Amosin, për të cilin tha se flet me Oltën dhe e “fryn” për të thënë gjërat që nuk i thotë dot. Ajo shtoi se Armaldo “e mban mirë me të gjithë”,

ndërsa Kristi bëhet “boring.” Si përfundim, sipas Dalina Buzit, Luizi duhet të qëndrojë sepse banorët e tjerë do të ishin të mërzitshëm pa të.gazetakorrekte

Scroll to Top