Çfarë po ndodh me paratë e Alda Klosit? Ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt dorëzon në prokurori dokumente

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Alda Klosi pretendon se shuma prej rreth 120 mijë eurosh që Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havieri vodhën në shtëpinë e Alda Klosit janë të justifikuara.

Këtë pretendim, Klosi e ka mbajtur përpara hetuesve, të cilëve u ka vënë në dispozicion dokumente që sipas saj provojnë se origjina e parave është nga burime të ligjshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dokumentacioni po verifikohet nga ana Prokurorisë së Tiranës, së bashku me deklarimet e dhëna prej saj.

Në momentet e para, ish-këshilltarja e ish-ministrit Arben Ahmetaj ka thënë në polici se i janë vjedhur vetëm sende me vlerë, ndërsa më vonë ka rrëfyer se në banesë ka pasur dhe para, konkretisht 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Sipas Klosit, këto para i janë dhënë nga xhaxhai i saj, i cili ndodhet në Amerikë ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Për këtë pretendim ajo ka paraqitur edhe disa dokumente.

Përpos këtyre verifikimeve, prokuroria vijon hetimet për 400 mije eurot e tjera që u gjetën në shtëpinë e Rozeta Dobit.

Pastruesja, sipas prokurorisë, ka deklaruar se të gjitha paratë e gjetura në shtëpinë e saj i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit, por Klosi ka mohuar që të ketë pasur 400 mijë euro të tjera në shtëpi.

As personat e tjerë, në shtëpitë e të cilëve ka punuar Rozeta Dobi, nuk u kanë dalë për zot parave.

Ata madje nuk bënë denoncim as për disa sende që policia i gjeti Dobit dhe djalit të saj, por policia zbuloi se ata e kishin punësuar Dobin nëpërmjet telefonit të pastrueses, me të cilën kishin telefonata e mesazhe të shumta.

Scroll to Top