Mbi pesë muaj dhe asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj. Biznesmeni i basteve u zhduk në gusht. Në ditët e fundit të vitit të kaluar, por edhe në fillim të 2023-shit, SPAK kontrolloi shtëpitë e tij në Fushë Kuqe dhe në Surrel, por nuk gjeti asgjë.
Pistat janë të shumta dhe një pjesë e tyre flasin për inskenim. Nuk janë të paktë zërat që besojnë se mund të jetë arratisur drejt Kosovës duke qenë se në shtëpi iu gjet edhe një pasaportë me një identitet tjetër, të një shqiptari nga Kosova.
Burime operative thanë për “5pyetjet.al” se dyshimet janë të forta që Martinaj të jetë arratisur drejt Kosovës në fillim të shtatorit.
I njëjti burim, theksoi se dyshohet se kanë qenë tre kuksianë që e kanë nxjerrë nga Shqipëria dhe e kanë dorëzuar në Kosovë tek njerëzit e një politikani me peshë.
Politikani në fjalë dyshohet se ka biznese të lojërave të fatit me Martinajn dhe kështu janë njerëzit e tij që e ruajnë në Kosovë.
Gjithsesi informacionet janë nga burime jo të konfirmuara. E vërteta është që policia nuk di të thotë nëse Erivs Martianj ka inskenuar zhdukjen apo është vrarë.korrieri