Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli.
Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.
Pas një mbrëmje shumë të gjatë plot me diskutime dhe me debate, qendra e vëmendjen vazhdon që të jetë Luiz Ejlli.
Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës, e cila vijon si më poshtë:
Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjjes suaj.