“Mos harro që unë e kam babain akoma në jetë”/ Rrjeti shpërthen ndaj Kejvinës, reagon moderatorja e TCh

Jil
Jil
1 Min Read

Një koment i bërë nga Kejvina mbrëmjen e djeshme gjatë përplasjes me Luizin ka shkaktuar shumë bujë në rrjet.

“Mos harro që unë e kam në jetë babain akoma”, tha ajo duke sulmuar këngëtarin në faktin që i ati i tij është ndarë nga jeta. 

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo ka shkruar se sado e prekur dhe e fyer të jetë ndjerë modelja, komenti i saj i ka kaluar kufijtë.

“E kuptoj që ndihet e fyer dhe e prekur Kejvina, po ky lloj fjalori, kjo mënyrë reagimi, realisht kaloi kufijtë. Ça ishte ajo e kam babën gjallë? Totalisht jo njerëzore”, ka shkruar Fatma.

Sakaq ajo i ka bërë thirrje dhe publikut që fjalori që po përdoret në rrjet ndaj Kejvinës nuk është normal.

“Mund të shprehet indinjata dhe pa fyerje e ofendime o milet”, ka shtuar moderatorja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *