JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhaklin Lekatari dhe Dalina Buzi ironizohen virtualisht, çfarë ndodhi mes tyre?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zhaklin Lekatari dhe Dalina Buzi janë ironizuar në mediat sociale dhe në plan të parë duket se arsye është bërë “Big Brother VIP”.

Ishte opinionistja aktuale e formatit ajo e cila komentoi në mediat sociale në një video ku Dalina komentonte dinamikat në reality-show. “Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”.-shkruan ajo pasi e kanë etiketuar në postim.

Ajo ka marrë një përgjigje edhe nga Dalina, e cila në reagimin e saj ironizon se Zhaklina është e shqetësuar pse ajo komenton formatin.

“Nuk dua të bëhem opinioniste në BBVIP, nuk e kam kërkuar kurrë. Biseda për këtë gjë në jetën time ka nisur që në BB4. Dhe ja ku jam shumë e lumtur me gallat në mediat sociale. Nëse do mungojë ndonjë do e zëvendësoj me kënaqësi nuk më kërkohet, nëse kam mundësi. Por vetëm kaq. Kështu mund të qetësohet çdokush që është i interesuar apo i prekur drejtpërdrejt nga përfshirja ime sociale.”-shprehet Dalina.

Kjo nuk është hera e parë që Zhaku dhe Dalina përplasen në mediat sociale. Disa muaj më parë ato debatuan mbi një deklaratë të Fifit për virgjërinë, e më pas debati agravoi në “Goca dhe Gra” ku Zhaklina ishte e ftuar.

Scroll to Top