Me pranga e policë me maska, pamjet e bosit të fundit të mafias pas arrestimit

Jil
Jil
2 Min Read

Keto jane pamjet pak momente pas arrestimit te Matteo Messina Denaro, superbosit mafioz në arrati prej 30 vitesh.

Ai u ndalua pa rezistencë, natën mes të dielës dhe të hënës, nga Carabinieri del Ros në klinikën private “La Maddalena” në Palermo.

Messina Denaro më pas u transferua në një vend të pazbuluar nderkohe që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Trapani) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I arrestuari eshte djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano Ciccio, aleat historik i korleonezit të Totò Riina, i cili kishte qenë i arratisur që nga vera e vitit 1993, kur në një letër të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano.

Bosi mafioz Trapani u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, duke përfshirë atë të nje vogëlushi, djali i të penduarit i mbytur dhe i tretur në acid pas gati dy vitesh burgim,.

I arrestuari akuzohej edhe për masakrat e vitit 1992 , të cilat i kushtuan jetën gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino, dhe për sulmet e vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë. 

Messina Denaro ishte bosi i fundit i mafias me “madhësinë e parë” që ende kërkohej nga drejtesia. 

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite. Sot, 16 janar, kapja, e cila i dha fund arratisjes së tij dhjetëvjeçare. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *