Meteorologu zbulon të papriturat e motit për javën në vijim: Bëhuni gati për borë dhe acar!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bëhuni gati sepse kjo javë do të jetë zyrtarisht një javë dimri e ftohtë nën ndikimin e shiur dhe borës, teksa nuk do të mungojnë as vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Meteorologu Hakil Osmani bën me dije se reshjet e shiut do të fillojnë gjatë orëve të pasdites ndërsa në mbrëmje dhe ditën e nesërme priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në zonat veriperëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Ndërkohë, duke filluar nga dita e enjte pritet ulje e temperaturave.

“Pritet që në mbrëmje dhe nesër të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në zonat veriperëndimore duke krijuar mundësi dhe për problematika sa i përket përmbytjeve. Pjesa tjetër e territorit do të ketë reshje në sasi mesatare. Në zonat malore, do të kemi reshje dëbore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, gjatë kësaj fillim jave do të kemi nga 2, 3 gradë Celcius vlerat minimale ndërsa maksimumet luhaten me 15 apo 16 gradë Celcius.

Duke filluar nga dita e enjte, do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin në -4 gradë Celcius ndërsa maksimumet nuk do të shkojnë më shumë se 10 gradë Celcius në Ultësirën Perëndimore.

Kjo do të bëjë që të zgjerohet harta e reshjeve të dëborës në territorin e Shqipërisë.

Ndërsa një pjesë e mirë e Ultësirës mbetet në mbizotërimin e reshjeve të shiut. Sa i përket parametrit të erës, gjatë kësaj fillim jave do të jetë problematikë pasi do të jetë me shpejtësi 7 km për orë duke sjellë probleme sa i përket trafikut detar.

Vendet e rajonit parashikohen të jenë në këtë mot të paqëndrueshëm ku ka një sistem të dendur vranësirash, reshje shiu dhe dëbore.”, tha ai.

Scroll to Top