Debati shkon deri në përplasje fizike, Kejvina pranon se goditi Luizin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një debat aspak normal ka ndodhur mbrëmjen e spektaklit në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agravuan në ofendime nga të dyja palët. 

Mirëpo, duket se paska pasur më keq se kaq dhe Kejvina e ka goditur Luizin. Në mediat sociale po qarkullon një video ku vetë Kejvina pranon se ka qëlluar me shuplakë Luizin teksa flet me Kristin.

Po ashtu, ajo e ka qëlluar atë me cigaren elektrike, gjë që është pranuar sot nga disa banorë, përfshirë edhe Luizin.

Po ashtu, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje. 

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare.

Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina. 

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

Në shenjë proteste shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë i yni nga mbrëmja e djeshme pas debatit deri sot ajo ka humbur të paktën 3 mijë ndjekës.

Scroll to Top