Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Padova të Italisë.
Sipas mediave italiane, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit, një grua dhe dy burra. Mes viktimave është edhe shqiptari, 45-vjeçari Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.
Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës, ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh.
I tij është edhe Audi A6 në të cilin të tre u vranë, e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që ai shpërndante në Facebook dhe Instagram.
Postimi i fundit daton më pak se 24 orë pas aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.