Luiz Ejlli është një nga personazhet më të përfolur të momentit në Shqipëri, pasi pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP ka shkaktuar jo pak zhurmë.
Edhe pse shumë e njohin si këngëtar, në fakt, Luzi Ejlli ka studiuar në Francë për t’u bërë avokat ose noter.
Megjithatë, në vitin 2013, pas studimeve në Francë, ai shprehej se do të kthehej në Shqipëri.
“Ka pak që jam kthyer në Shqipëri, ku u diplomova në Francë për Drejtësi. Aktualisht po shikoj për hapësira për të ushtruar profesionin tim. Le të shikojmë se çfarë do të na ofrojë fati! Kështu them! Të nis një jetë të re si avokat, noter. Të shikojmë dhe konkurset e ndershme që na kanë sjellë tani, le t’i provojmë”, shprehej Luizi për mediat.
Por 8 vite më vone, Ministria e Drejtësisë i hoqi licencën e noterit Luizit, me motivacionin se nuk kishte bërë asnjë punë prej vitesh.
Pas një kontrolli të ushtruar në adresën e syrës së avokatisë që ai kishte paraqitur më 12 mars 2021, Ministria e Drejtësisë vendosi t’ia heqë licencën, sepse, pas 5 majit 2018, nuk kishte kryer asnjë veprim noterial.
Ishte ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ajo që e kishte firmosur urdhrin por nga Luizi nuk është folur kurrë për këtë detaj.korrieri.