‘Truri’ i ‘Big Brother VIP’/ “Ik mor legen! T’ju vijë turp ç’po i bëni Luizit bashkë me atë gruan tënde me zemër të kalbur”, Eduart Grishaj publikon mesazhet fyese dhe flet për morinë e SMS që kanë shpërthyer në rrjet

Jil
Jil
2 Min Read

Regjisori Eduart Grishaj duket se e ka marrë me më shumë sportivitet sesa Arbana zhurmën e madhe në rrjet për “Big Brother VIP”.

Teksa Arbana ka nisur “ndëshkimet” për publikun që komenton negativisht duke i larguar nga profili i saj me një ‘block’, Eduarti i pranon të gjitha llojet e komenteve.

Duke bërë ironi të hollë, ai tregon si ndjekësit ndryshojnë mendim dhe mënyrën e të shkruarit, në varësi të dinamikave të programit.

“Rubrika: Mesazhet në Instagram

Oo Eduart Grishaj, o çun legen mendon se do na e hedhësh neve ti. Ke futur atë Luizin tënd nga Shkodra dhe i mban anën ati. Nuk la rob pa sharë e ofenduar aty brenda dhe ti e mbron gjithë ditën. Nuk ke faj ti, por ne që ju shikojmë ju. Produksion i flliqt, nuk do t’ju shikojë më njeri.”

“I njëjti person 8 ditë më vonë:

Oo Eduart, ik mor legen! T’ju vijë turp çfarë po i bëni Luizit. Ti s’ke as gjak, as fe, do na e hedhësh neve. E dimë skenarin tuaj të flliqt. Ju do e hiqni sonte Luizin o plehraa, bashkë me atë gruan tënde me zemër të kalbur.”

24 orë më vonë, biseda ku ndjekësi i kërkon t’i thotë Arbanës t’i heqë block-un:

Produksioni ka qenë shënjestra e kritikave të publikut për gjuhën e dhunshme, bullizmin, fjalorin banal dhe promovimin e dhunës që po bëhet në këtë edicion të “BBV”, ndërkohë që s’janë marrë ende masa serioze.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *