JiL.al - Jeto i Lumtur

Kriset shoqëria mes tyre/ Kiarës “i bie perdja nga sytë”, i kthehet Olta Gixharit: Nuk bie në këtë nivel

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

U duk se nisi një “shoqëri” mes tyre, por Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë pasur një tjetër debat gjatë ditës së sotme në “Big Brother Vip.”

Kiara duket se i ka hapur sytë në lidhje me “shoqërinë” e aktores, sa ia përmend në fytyrë që kur u rrëzua nuk i qëndroi asnjë moment pranë.

Nga ana tjetër Olta përdor si kundër argument faktin që ajo tani po mbron Luizin. Teksa tonet e larta të Oltës dukeshin se po e çonin debatin në interesin e saj për të sulmuar Ejllin, Kiara është tërhequr duke u shprehur se nuk dëshiron të bjerë në të tilla nivele, duke bërtitur

Indiferenca e Olta Goxharit për problemin shëndetësor të Kiara Titos është vënë re nga publiku, por edhe nga vetë moderatorja. Kështu që më herët, Olta është munduar të “justifikohet” duke i hedhur “fajin” Luizit për veprimin e saj.

Ndërkohë që ishte Luizi ai i cili ndonëse Kiara nuk i tha fjalët më të bukura, ndenji pranë saj duke u kujdesur në çdo sekond.

“Nuk të afrohem fare kur është ai këtu. Nuk ka ndërmend të bëjë sherr me Luizin për një gjë kot. Mos e merr si indiferencë. Do përpiqem ta shmang sa më shumë”– i tha Olta Kiarës, e cila nuk bëri asnjë koment.

Scroll to Top