JiL.al - Jeto i Lumtur

Spikerja “nis” lajmet si kurrë më parë: Jam me Luizin dhe burrin e dua si ai 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fenomeni i momentit është padyshim Luizi.Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.

Mes tyre edhe spikerja e RTSH, Eri Muco.Madje së fundi ajo ka bërë një video, ku “hap” edicionin informativ me mbështetjen e saj për Luizin.

“Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhsshëm duhet të jetë si Luizi”. Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale

Luiz Ejlli me sëmundjen e tij dhe produksioni i BBV është kryefjalë e mediave rozë, por edhe meraku i shumë shqiptarëve.

Këta të fundit të indinjuar nga padrejtësitë që po i bëhen Luizit në shtëpi e duke harrur hallet e vërteta në vend, dolën në protestë duke mbështetur këngëtarin shkodran me brohoritjen: “O Luiz, o kampion, gjithë Shqipëria ty të do”.

Protesta e zhvilluar sot në ambientet e shtëpisë së BBV, ngriti në këmbë edhe policinë, teksa nuk munguan edhe tensionet si dhe fishekzjarret për të treguar se janë me “luanin Luiz”.korrieri

Scroll to Top