Amosi tha për Luizin: ‘Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe…’/ AMA i tërheq vëmendjen Top Channel për dhunën verbale në ‘Big Brother VIP 2’

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANË- Deklarata horror e aktorit Amos Zaharia ka detyruar Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA) t’i tërheqë vëmendjen “Top Channel” për emisionin “”Big Brother Albania VIP 2”. Pas deklaratës së tij, AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet e videos në fjalë që nxisin intolerancën ose justifikojnë dhunën.

Na ndiqni në faqen e re në Facebook Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Na bëni Like dhe Follow në faqen e re në Facebook duke klikuar këtu.

DEKLARATA E PLOTË:

Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në: * nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën” * nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”. * nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. Si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në: * Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”. Duke patur parasysh: se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare. Këshilli i Ankesave, – tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme, – kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube, – paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në deklaratë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *