JiL.al - Jeto i Lumtur

Pamje të turpshme! Publikohet videoja ku Kejvina godet me shuplakë surratit Luiz Ejllin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother VIP 2 po kalon çdo limit me sjelljet e banorëve aty brenda. Modeli që po jepet për të rinjtë është më së paku i gabuari, për të mos thënë shumë problematik. AMA është mjaftuar së fundi me një paralajmërim për organizatorët e këtij emisioni mjaft të ndjekur, referuar një deklarate të Amos Zaharia për Luiz Ejllin (E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…), por ka edhe më keq se kaq.

Nëse deklarata e aktorit është konsideruar dhunë verbale nga AMA, si do të konsiderohet kjo shuplakë e Kejvinës ndaj këngëtarit shkodran… Për këdo që ka sy të shikojë është një dhunë fizike e patolerueshme, e ndodhur gjatë “prime” të fundit, kur në televizion ishin futur reklamat.

Pra, nuk kishte transmetim “live” nga shtëpia e BBV. Asnjë fjalë nga prezantuesja e enisionit dhe produksioni, edhe pse ky gjest tepër i dënueshëm ka ndodhur në mes të “prime” të fundit.

Megjithatë, jo më kot thotë populli ynë se “dobiçi nuk fshihet dot”, ndaj ka rrjedhur sot edhe videoja e shuplakës së Kejvinës ndaj Luiz Ejllit. Janë pamje shokuese, të cilat i nxjerrin banorët aty brenda jo VIP-a, por krejt të kundërtën.

Pas publikimit të kësaj videoje mbetet të shihet se si do të veprojë produksioni; do ta mbulojë të pambulueshmen, gjestin tejet të shëmtuar, për të cilin AMA nuk ka reaguar ende, apo do të marrë masa sipas rëndësisë së problematikës që shfaq.

“Prime” i mbrëmjes së sotme do të ndajë “shapin nga shqeqeri”, nëse do të kemi të bëjmë me një emision intrigues, sfidues, konkurues, por patjetër edhe edukues, jo e kundërta, ku dhuna verbale e fizike pushton ekranet e njohura shqiptare për pak audiencë më shumë.

Ditën e djeshme, modelja është bërë sërish protagoniste teksa në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha se ”ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”. Me këtë qasje, ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi. Mjaft është mjaft!noa.al

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/01/325174570_6142358539147745_2682252221581586460_n.mp4?_=2

Scroll to Top