JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Nuk dua të merrem me Kejvinën se më ndyhet imazhi’, Kiara shpërthen në lot: Si mund ta pranosh dhunën?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot në “Big Brother VIP” u zhvillua një gjyq mes Kejvinës dhe Luizit. Ndonëse supozohej që “gjakrat të qetësoheshin”, gjërat agravuan akoma më shumë. Moderatorja Kiara Tito shpërtheu në lot pasi Tea, Kejvina dhe Olta iu kundërvunë pse ajo i del në mbrojtje Luizit.

Gjatë një bisede me Efin dhe Diolën, Kiara është shprehur mes lotësh se ajo i thotë gjërat gjithmonë ashtu siç i mendon. Ajo ka thënë se i ka mbrojtur vajzat pas ofendimeve, por nuk e pranon dot faktin që Kejvina i ka gjuajtur me shuplakë Luizit. Moderatorja ka shtuar se nuk do as të merret me Kejvinën pasi i ndyhet imazhi.

Kiara: Unë i them gjërat e drejta ashtu siç i mendoj. Unë i kam mbrojtur dhe gocat por nëse shoh një person që gjuan me shpullë, mund të ma bëjë dhe mua nesër pasnesër prandaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën dhe pse kam shumë gjëra për t’i thënë, nuk dua moj se më ndyhet imazhi. Nuk dua fare, s’dua të bie në atë nivel.

Efi: E kuptoj dhe nuk dua të mendosh që nuk ke të drejtë.

Kiara: Si mund të thonë “ajo reagoi mirë”, si mund ta pranosh dhunën? Si mund t’i pranosh shpullat? Gjithë kemi emocione dhe unë tani mund të çohem të bëj diçka, po a është e drejtë? Jo, jemi në një emision televiziv, më sheh vëllai, mami, babi. Unë s’dua t’ja prish njeriu se mbushem me negativitet dhe kur i pashë gjithë ata sy dhe atë Tean që m’u sul “Kiara…”…

Efi/ Diola: E kishte personale

Kiara: Unë nuk ja bëj njeriu atë gjë. Janë kundër Luizit të gjithë dhe ku ta gjejnë të më sulmojnë.korrieri

Scroll to Top