
“Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit” është ky reagimi që vjen nga Sali Berisha, pasi Enkelejd Alibeaj tërhoqi ankimimin për statutin e PD.
“Vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.
Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.” -u shpreh Berisha.
Sakaq grupi Alibeaj, ka kërkuar në Apel përshpejtimin e ankimimit për vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njeh Kuvendit e 11 dhjetorit nga Rithemelimi.