
Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër Hane në Bashkinë Klos. Nga lëkundjet sizmike që goditën vendin mbrëmjen e të dielës, e gjithë godina është dëmtuar për shkak edhe të vjetërisë së saj.
Pamundësia ekonomike, për të lëvizur në një tjetër banesë ka vënë në rrezik katër anëtarët e kësaj familjeje .
Me lot në sy, Vjollca Lika u bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur së bashku me tre fëmijët pasi është e divorcuar nga bashkëshorti, shkruan Vizion Plus.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndërkohë në Bulqizë policia ka nxjerrë jashtë banorët e këtij pallati, i cili është dëmtuar që prej tërmetit të vitit 2019. Edhe pse ishte shpallur i pabanueshëm, disa familje vijonin të jetonin aty.
Një nga banorët thotë se nuk është larguar, pasi nuk mundën të siguronin një banesë tjetër me qira.
Ndërkohë, Shtabi i emergjencave ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë qarkun Dibër. Deri më tani janë bërë në total 180 raportime për dëme nga ana e banorëve.