JiL.al - Jeto i Lumtur

Pikantet e mbrëmjes së djeshme në Big Brother Vip

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmë u mbajt spektakli i rradhës i BBVA dhe mund të themi se pjesërisht drejtësia u vu në vend.
Prime filloi me zarfin e zi që vëllai i madh prej disa ditësh kishte dërguar në shtëpi dhe ashtu siç priste publiku,Kejvina Kthjella u skualifikua nga gara dhe shkak ishte dhuna fizike ndaj Luizit.

Banorët pritën të merreshin masa edhe për këngëtarin shkodran dhe produksioni duke e ditur që do e përdornin këtë kartë kishte pregatitur një klip me të gjitha ofendimet që të gjithë banorët kishin bërë ndaj njëri tjetrit si për të treguar që askush nuk është pa faj.

Amosi u shokua nga historia e “Malit të Dajtit” aq sa për pjesën e mbetur të mbrëmjes nuk ja dëgjoi askush zërin.
Në fakt u munduan me historinë që po mundohen të krijojnë me Dea Mishel por ishte si një moment publiciteti për publikun të cilët e gjykuan si “Hallvê e ftohtë”

Tea u bë më pas protagoniste me buxhetin që i mori Luizit pa dëshirë dhe ngulmonte se e bëri për drejtësi,por askush nuk i dha të drejtë dhe ashtu u zhyt në divan për të mos dalë më gjatë pjesës së mbetur.

Kiara dhe Olta tentuan të sqaroheshin për ftohjen e tyre por u ftohën edhe më shumë pa nxjerrë asgjë në dritë dhe ndoshta mund ta vazhdojnë këtë temë gjatë ditëve në vijim.

Kristi mori një surprizë nga e motra e cila edhe pse e ndjerë,në publik duket se nuk u ndje aspak por na la përshtypjen si:
“Ok Kristi,surprizën ta bëmë,tani je gati për të dalë të shtunën”
Maestro u zgjodh lider i shtëpisë dhe i ndriti fytyrën..

Arbana komunikoi se për çdo ofendim,çmimi i madh ulet me 2000€ duke shpresuar në kthesën e madhe.
Ditëlindja e Kiarës po afrontë dhe Arbana solli publicitet me fjalinë:”Kush do këndojë për Kiarën?”
Butrinti ndodhej në kryeqytet dhe fansat e Luizit dhe Kiarës mbajtën frymën derisa mikrofonin e mori Luizi i cili i dedikoi një këngë romantike.

Domosdo nëse futej Butrinti,Luizi do e humbiste çmimin e madh brenda natës!
Kejvina nuk u duk askund në studio dhe biem dakort se do jepnim gjithçka për të ditur çfarë ka bërë apo thënë pas kuintave..kryefjala

Scroll to Top