‘Unë jam një ‘prima dona’ shpirt. Si mund të dalë një ‘prima dona’ nga shtëpia’? Olta e sigurtë që nuk del nga shtëpia

Jil
Jil
2 Min Read

Olta Gixhari është një nga të nominuarat e kësaj jave.

Ajo, Luizi, Efi, Kristi ose Ronaldo të shtunën mbrëma do të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”. Bisedat se kush do të dalë prime-in e ardhshëm janë të pa evitueshme midis banorëve, prandaj në një bisedë Ronaldo e ka pyetur Oltën nëse i kishte bërë gati valixhet.

Plot besim aktorja është shprehur se nuk ka nevojë, pasi një “Prima Dona” siç e quajti Arbër Hajdari, si ajo nuk do të dalë nga “BBV”.

Olta: ‘Unë jam një ‘prima dona’ shpirt. Si mund të dalë një ‘prima dona’ nga shtëpia’?

Ronaldo: Po pse je kaq e sigurtë. Nuk e kupton që je fallco nga mëngjesi deri në darkë?

Nga ana tjetër kujtojmë që sot Olta dhe Luizi rihapën debatet e diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’, për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë luftë për të marrë fjalën, apo për të folur.

Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekondë gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte radha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.

Debati vijoi me akuzën që Luizi i beri Oltës se ajo e “frynte” Tean kundrejt Luizit, dhe se Kejvina u eleminua për shkak të sjelljeve të Oltës.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *