Banorët nisen ti luten Zotit të dalë Luizi. Tea bën kryqin

Jil
Jil
2 Min Read

Tashmë banorët e kanë kuptuar se ai është një lojtar i fortë.

Ata janë të vendosur që të nxjerrin jashtë shtëpisë Luiz Ejllin dhe për këtë e kanë treguar se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Por së fundmi, ata i kanë drejtuar edhe një lutje Zotit, për të nxjerrë Luizin.

“Zot më jep forcë të nxjerr forcë ta nxjerr jashtë këtë Luizin. Amen”– tha Bjordi, deklaratë e cila u pasua nga Tea, e cila bëri kryqin. Ndërkohë edhe Luizi, i cili ishte e pranishëm, tha “Amen.”

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen. Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

Këto janë diskutimet që u bënë në studio:

Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *