Planifikuan vrasjen e Preng Palucës, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë (EMRAT)

Jil
Jil
1 Min Read

Zbardhen identitetet e dy personave të arrestuar në Madrid dhe Barcelonë.

Bëhet fjalë për Edmir Vlashin dhe Hektor Ndokën, të cilët akuzohen se kishin planifikuar, bashkë me disa të tjerë, t’i kryenin atentat një grupi kriminal që e kishin rival.

Operacioni i Policisë së Shtetit u bë më 8 dhjetor të vitit 2021, ku u arrestuan 4 persona, ndërsa Vlashi dhe Ndoka u shpallën në kërkim.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë, gjatë operacionit u sekuestruan lëndë eksplozive C4, dy armë automatike, dy kallashnikovë, snajperë, mijëra euro, fishekë e kapsolla detonatorë.

Sipas bluve të Lezhës, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës në qytetin e Tiranës, por që fatmirësisht u parandalua nga policia.

Vrasja thuhet se do të kryhej për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *