
Gazetar Artan Hoxha deklaron se BKH dhe RENEA kanë bastisur vilen e deputetit socialist në Nikel, Rrahman Rraja.
Hoxha shkruan se aksioni është zhvilluar këtë të enjte, 19 janar, në orët e para të mëngjesit dhe për këtë aksion ka pasur një vendim të GJKKO.
Sipas tij, bastisja e vilës “synonte arrestimin e Ramazan Rrajës, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe “Rrumit të Shijakut”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
POSTIMI I PLOTË
Hetuesit e Byrose Kombetare te Hetimit, te mbeshtetur nga reparti special RENEA, kane bastisur ne oret e para te mengjesit te sotem, banesen e deputetit te Partise Socialiste Rrahman Rraja.
Aksioni i befasishem eshte zhvilluar ende pa zbardhur dita, ne fshatin Zeze te zones se Nikles.
Ka qene nje vendim i Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i leshuar ne sekret te plote, me date 17 janar 2023, pa pranine e paleve dhe te sekretares gjyqësore, i cili ka miratuar kerkesen e Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
“Xhungel” meson se “Objektiv i ketij aksioni, ka qene gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesise https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Nikel ne zonen e Fushe Krujes. Po ashtu eshte ushtruar kontroll i baneses se tij ne fshatin Zeze, sebashku me automjetin, te cilin ai ka ne perdorim.
Qellimi i kontrollit te baneses dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rendesi per hetimin qe po kryen SPAK”.
Hetuesit e BKH-se, te mbeshtetur nga grupet e depertimit te repartit special RENEA, kane mbyllur ne rrethim ne oret e para te se enjtes, vilen 3 kateshe ne fshatin Nikel.
Me pas, ne zbatim te vendimit te Gjykates Speciale, kane hyre ne ambjentet e brendeshme duke ushtruar kontroll te hollesishem ndaj çdo personi qe gjendej aty.
Agjentet e BKH-se, kane bastisur ne menyre te imtesishme çdo ambjent te viles, per te gjetur materiale apo prova ne lidhje me hetimin.
Ne vendimin e gjykates speciale, vila 3 kateshe sebashku me hapsiren perreth saj, e rrethuar nga nje mur i larte mbrojtes dhe e paisur me sistem sigurie me kamera, eshte percaktuar si objekt ne pronesi dhe ne perdorim te shtetasit Ramazan Rraja.
Hetuesit e BKH-se, kane mbetur te befasuar, kur ne banese ne vend te personit qe kerkonin, kane gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partise Socialiste dhe familjen e tij.
Deputeti i PS-se, u ka komunikuar agjenteve te BKH-se, se ne banese gjendet vetem familja e tij. Ndersa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohe qe jeton ne kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentet e BKH-se te ushtrojne kontroll ne çdo cep te godines pavarsisht faktit se aty gjendej vetem deputeti i PS-se dhe familja e tij.
Pas me shume se dy oresh, agjentet e BKH-se dhe trupat speciale RENEA, kane perfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin qe kerkonin dhe as mjete te kundraligjshme.
Nje burim nga SPAK, konfirmoi per “Xhungel”, se “aksioni i sotem i BKH dhe RENEA, eshte zhvilluar ne vijim te hetimit per atentatin e 1 nentorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durresit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.
Ramazan Rraja, per here te fundit u shpall ne kerkim policor pas atentatit te ndodhur ne 17 korrik 2022, ne mbikalimin e Fushe Krujes, ku mbeten te vrare Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Ne ate kohe, Ramazan Rraha ndodhej jashte vendit.
Ai u shoqerua nga policia e Fushe Krujes mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer ne Rinas me linjen e Flay Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rraja dha deklarime ne lidhje me hetimin e masakres se 17 korrikut, ne mbikalimin e Fushe Krujes dhe pasi provoi se diten e ngjarjes, ndodhej jashte territorit te Shqiperise, u la i lire disa ore me vone.